PSG e sheh Griezmann si zëvendësues të Lionel Messi

Futboll

PSG e sheh Griezmann si zëvendësues të Lionel Messi

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 15:21
Griezmann

 

Paris Saint-Germain mund të bëjnë një lëvizje për Antoine Griezmann gjatë verës së ardhshme.

Lionel Messi ka kontratë valide me skuadrën e PSG deri në vitin 2023, dhe parisienët kanë nisur të mendojnë për jetën pas largimit të Messi.

Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, PSG do të bëjnë një lëvizje për Griezmann, gjatë verës së ardhshme.

Kampionët e Francës e shohin anëtarin e Atletico Madrid si lojtarin e duhur për të marrë pozitën e Messi.

Situata e Griezmann është e paqartë. Nëse Atletico nuk bën një lëvizje finale për të blerë kartonin e tij, PSG-së mund t’i duhet të bisedojë me Barcën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat