Çartet Batatina: Krejt le të bëhen bashkë se Llapi gjithmonë e arrin objektivin

Futboll

Çartet Batatina: Krejt le të bëhen bashkë se Llapi gjithmonë e arrin objektivin

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 18:36
Çartet Batatina

Ka vazhduar kriza e rezultateve për Llapin edhe në xhiron e gjashtë të Albi Mall Superligës. 

Podujevasit u mposhtën në udhëtim te Ferizaj, me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se nuk është i kënaqur me referimin, duke theksuar se gjithçka sot ndaj ekipit të tij ishte tendencioze.

“S’jam i kënaqur me arbitrimin, krejt le të bëhen bashkë se Llapi gjithmonë e arrin objektivin, jemi skuadër stabile, referat një ditë do të shkojnë. Sot ishte tendecioze, s’ka pas gjë që s’ka qenë kundër Llapit sot”, tha Batatina.

Pas xhiros së gjashtë, Llapi tani mbetet në pozitën e parafundit në tabelë, me vetë pesë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat