Gati marrëveshja me Atleticon

Futboll

Gati marrëveshja me Atleticon

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:21
Gati marrëveshja me Atleticon

Në aventurën e tij të dytë tek Atletico e Madridit, Griezmann po përjeton një situatë të pazakontë, pasi 31-vjeçari është i detyruar të luajë jo më shumë se 30 minuta.

Në huazimin me të drejtë blerje midis Barcelonës dhe Atleticos së Madrid, ekziston një klauzolë jo në favorin e Griezmannit, pasi në qoftë se francezi luan më shumë se 50% të minutave të totalit, Atletico Madrid është e detyruar të paguajë 40 milionë euro për blerjen e kartonit.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Atlético dhe Barcelona po punojnë për të zhbllokuar situatën e pazakontë që po përjeton sulmuesi francez.

Raportimet  tregojnë se dy klubet janë afër një marrëveshjeje për 25 milionë euro. Një shifër mjaft e vogël krahasuar me 40 milionët e kërkuara fillimisht nga Barça.

Griezmann është i lumtur në Madrid, megjithatë dëshiron të luaj më shumë minuta dhe të rikthehet protagonist absolut, pasi edhe Botërori “Katar 2022” është afër.

Bisedimet po shkojnë në rrugën e duhur dhe çështja “Griezmann” pritet të zgjidhej pas pushimit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Në pesë javët e para të La Ligas dhe në sfidën e parë të Champions League, Griezmann ka një mesatare jo më shumë se 28 minuta lojë për takim. Francezi deri më tani ka shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat