Ish-lojtari i Realit: Barcelona do ta fitojë Champions League

Futboll

Ish-lojtari i Realit: Barcelona do ta fitojë Champions League

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:52
Van der Vaart

Barcelona tashmë po kthehet në kohët e lavdishme të saj, kur arrinte të fitonte ndeshje dhe të bënte lojë.

Ardhmja e Robert Lewandowskit ka kthyer besimin te tifozët se katalanasit mund të fitojnë trofe këtë sezon, pasi Xavi hernandez ka ndërtuar një skuadër simpatike.

Sfida e së vërtetës është sot ndaj Bayern Munich në raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League, me takimin që do të nisë në orën 21:00 dhe do të luhet në “Allianz Arena”.

Në twitter ish-lojtrai i Real Madrid, Van der Vaart ka theskuar se blaugranat do të fitojë trofeun prestigjioz këtë sezon, teksa do të zbresë nga froni madrilenët.

“Barcelona do të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kështu e ndjej unë”, ka shkruar Van der Vaart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat