Maqedonia e Veriut fiton Agon Elezin

Futboll

Maqedonia e Veriut fiton Agon Elezin

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:33
Milevski

Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Risi është emri i Agon Elezit të Varazhdin, ndërsa pas shumë kohësh në formacion do të jenë edhe 4 lojtarë nga Liga e Parë, përfshirë këtu edhe dy portierët Kristijan Naumovski të FC Shkupit dhe Igor Aleksovski të Rabotniçkit.

Përveç tyre, ftesë kanë marrë edhe Bojan Dimoski i Akademia Pandev dhe Lupçe Doriev i Shkëndijës.

Përfaqësuesja jonë futbollistike do të ketë një detyrë të vështirë në këto dy ndeshje të fundit, kjo pasi fillimisht në ndeshjen e parë të 23 shtatorit kundër Gjeorgjisë në transfertë do të duhet të fitoj me 3 gola dallim, që më pas në ndeshjen e  26 shtatorit në Shkup kundër Bullgarisë të mos e diskutojë fitoren.

Maqedonia do ti nis përgatitjet në Shkup, kur edhe futbollistët do të grumbullohen me datë 19 shtator në ora 12:00 në hotel “Hilton”, që më pas ekspedita “verdhekuq”  të udhëtojë drejt Gjeorgjisë.

Në grupin 4 të Ligës “C” në kuadër të  Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë aktualisht renditet në pozitën e dytë me 7 pikë, 3 më pak se liderët e Gjeorgjisë.  Përfaqësuesja e Bullgarisë është e treta me 3 pikë, ndërsa Gjibraltari me vetëm një pikë renditet në pozitën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat