Gati rinovimi i kontratës

Futboll

Gati rinovimi i kontratës

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:50
Gati rinovimi i kontratës

Edhe pse në fund të muajit mbush 36 vjeç, te Milani nuk kanë asnjë dyshim për të ardhmen e sulmuesit Olivier Giroud. Francezi i ka bindur të gjithë në kampin kuqezi me paraqitjet e bëra.

“Tuttosport” shkruan se te Milani po mendojnë të rinovojnë kontratën me Giroud. Ai është në marrëveshje deri në fund të sezonit dhe palët duhet të bien dakord për vazhdimin e bashkëpunimit më parë.

Giroud këtë sezon ka shënuar tre gola me fanellën e Milanit në kampionatin italian, ndërkohë që është aktivizuar në gjashtë ndeshje. Katër prej tyre i ka nisur si titullar.

Sulmuesi edhe në sezonin e shkuar, që Milani doli kampion, ishte një lojtar i rëndësishëm për kuqezinjtë, duke shënuar 11 gola në 29 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat