Cili është shqetësimi i vetëm i trajnerit të Bayernit?

Futboll

Cili është shqetësimi i vetëm i trajnerit të Bayernit?

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 13:13
Bayern

4 gola në tri ndeshjet e fundit është bilanci i Bajern Mynihut në Bundesligë. Kjo gjë vërehet qartë nga problemet po has reparti difensiv.

Tashmë fokusi i të besuarve nga Nagelsmani hidhet drejt sfidës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve.

Vetë tekniku i rekordmenëve gjermanë nuk e ka “zyrtarizuar” se kush do të jetë në qendër të mbrojtjes përkrah Lukas Hernandezit.

Dilema përshin Matajs de Ligtin dhe Upamekanon. Holandezi vjen pas një shfaqjeje “të shëmtuar” në fundjavë, pasi shkaktoi penalltinë e barazimit ndaj Shtutgartit, ndërsa Upamekano shihet alternativë më e arsyeshme, duke marrë në konsideratë njohjen e Levës në kohën kur luante në Lajpcig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat