Bellingham pritet të largohet nga Dortmundi

Futboll

Bellingham pritet të largohet nga Dortmundi

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 13:48
Bellingham

Jude Bellingham mund të ndryshojë klub gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Gazetari nga “Sky Sport Deutschland”, Florian Plettenberg, për “Football Daily” është shprehur i sigurt se mesfushori do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Dy klubet e mëdha angleze, Manchester United dhe Liverpooli, thuhet se janë favoritët kryesorë për të nënshkruar me Bellinghamin.

Nga gara nuk përjashtohet as Real Madridi, klub i cili ishte i lidhur me transferimin e 19-vjeçarit në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Reprezentuesi anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 80 milionë euro.

Jude Bellingham në “Signal Iduna Park” ishte transferuar nga Briminghami në vitin 2020 për 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat