Problemet mes Neymarit dhe Mbappes

Futboll

Problemet mes Neymarit dhe Mbappes

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 14:34
Problemet mes Neymarit dhe Mbappes

Problemet mes Neymarit dhe Kylian Mbappes nuk janë zgjidhur ende.

“Goal” ka raportuar se nervozizmi i brazilianit me francezin nuk ka kaluar, por që tensionet mes tyre nuk po “kërcënojnë” atmosferën te ekipi.

Pavarësisht një takimi të fundit ku u tentua të zgjidhej konflikti mes tyre, Neymar është ende i zemëruar nga fakti që Mbappe u bë gjuajtësi kryesor i penalltive – teksa thuhet se ai beson se 23-vjeçari është përgjegjës për faktin që u ngrit konflikti për këtë çështje.

Mosmarrëveshja mes yjeve të PSG-së ka nisur që nga fillimi i sezonit. Fillimisht, Kylian ishte i frustruar me ndikimin në rritje të sulmuesit 30-vjeçar në dhomat e zhveshjes dhe Neymar ndjeu pakënaqësi për sjelljen egoiste të francezit në fushë.

Tani, ish-sulmuesi i Barcelonës thuhet se sillet me kujdes dhe nuk e shfaq pakënaqësinë e tij në dhomat e zhveshjes, derisa i besuari i tij i ngushtë në javët e fundit ka qenë Sergio Ramos.

Gjithashtu raportohet se trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ka kërkuar nga Mbappe dhe Neymari që të sillen para kamerave dhe gazetarëve sikur të mos ketë asnjë problem mes tyre. Deri më tani lojtarët e kanë dëgjuar këtë kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat