Seferi vazhdon “shkretëtirën” në Ukrainë

Futboll

Seferi vazhdon “shkretëtirën” në Ukrainë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:02
Seferi vazhdon “shkretëtirën” në Ukrainë

Taulant Seferi ka marrë ftesën nga Reja për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Por forma e këtij lojtari nuk duket e mirë, teksa po afrojnë përballjet e Kombëtares. Seferi ka 10 takime pa shënuar në total, duke futur këtu edhe periudhën me Tiranën.

Ndërkohë sa i përket aventurës në Ukrainë, në katër ndeshjet e fundit që është aktivizuar Seferi, jo vetëm që nuk ka arritur të shënojë, por Vorskla nuk ka marrë ende fitoren e parë.

Në ditën e djeshme ishte përballje me Oleksandrya ku në minutën e fundit Seferi kishte shansin e artë për të tundur rrjetën me një kundërsulm, por në fund e shpërdoroi mundësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat