Barça e Atletico afër marrëveshjes, lajm i mirë për Griezmann

Futboll

Barça e Atletico afër marrëveshjes, lajm i mirë për Griezmann

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 17:40
Antoine Griezmann.

Siç raportohet nga mediumi francez, “L’EQUIPE”, dy gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Atletico Madridi janë shumë pranë që të arrijnë marrëveshje sa i përket transferimit të Antoine Griezmann.

Griezmann kaloi te Atletico sezonin e kaluar në formë huazimi dy vjeçar, por që në marrëveshje, Barcelona kishte inkuadruar një klauzolë interesante, përcjell KosovaPress.

Në qoftë se Griezmann do të luante më shumë se 45’ minuta brenda 50% të ndeshjeve të Atleticos, ky i fundit do të detyrohej të paguante 40 milionë euro dëmshpërblim drejt Barçës.

Por, strategjia e Atletico deri tani ka qenë interesante, ku Griezmann nuk është aktivizuar në lojë deri në minutën e 60’ në ndeshjet e fundit.

Thuhej se si pasojë e kësaj, Barça planifikonte një padi drejt Atleticos pasi që besonte se sulmuesi francez ka arritur minutazhën në marrëveshje, dhe se Atletico i detyrohet 40 milionë euro për shërbimet e Griezmann.

Por, siç raportohet nga “L’EQUIPE”, Barca dhe Atletico janë shumë pranë të arrijnë marrëveshje sa i përket transferimit të Griezmann, ku tani “Blaugranët” kanë zbritur në 25 milionë euro shumën që po e kërkojnë për shërbimet e yllit francez.

Kjo gjë mund të nënkuptojë fundin e inkuadrimit të Griezmann në lojë nga minuta e 60’ e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat