Tottenham synon fitoren e dytë

Futboll

Tottenham synon fitoren e dytë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 18:04
Tottenham synon fitoren e dytë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Sporting Lisbona – Tottenham Hotspurs.

Tottenham Hotspurs arriti fitore shumë të vështirë javën e kaluar kundër Marseille në Londër, kurse sonte ata do të përballën me një tjetër skuadër që mund të jetë e krahasuar me ta, atë të Sporting Lisbonës.

Spurs qysh nga fillimi i kësaj ndeshje kanë startuar me Harry Kane, Min Son e Richarlison në sulm.

Anglezët janë në vendin e dytë të grupit D, në të cilin janë edhe Marseille dhe Eintracht Frankfurft.

Kurse kundërshtarët e tyre, Sporting Lisbona janë në vendin e parë pasi që arritën ta mundin Eintrachtin në Frankfurt me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat