Kampionëve të Kosovës u mungojnë dy lojtarë në Pragë

Futboll

Kampionëve të Kosovës u mungojnë dy lojtarë në Pragë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:38
Kampionëve të Kosovës u mungojnë dy lojtarë në Pragë

Ditën e enjte në orën 18:45, Ballkani zbret në fushë për ndeshjen e dytë në Conference League teksa luan në transfertë ndaj Slavia Pragë. Një impenjim i vështirë për të besuarit e trajnerit Ilir Daja që pas barazimit me Cluj do të kërkojnë vazhdimësinë pse jo për të tentuar edhe kualifikimin surprizë në një grup ku bën pjesë edhe Sivasspor i Turqisë.

Por, për t’u rikthyer tek ndeshja ndaj çekëve, tekniku Daja vuan mungesën e futbollistëve teksa Kampionët e Kosovë nuk do të mund të llogarisin në dy lojtarët e mesfushës, Qëndrim Zyba dhe Edvin Kuç për shkak të lëndimeve.

Përderisa Zyba nuk ka udhëtuar fare në Çeki për ndeshjen ndaj Slavia Pragës, Kuç është me skuadrën por gjasat që ai të luaj janë minimale. Trajneri Ilir Daja nuk dëshiron të rrezikojë me lojtarin i cili është shumë i rëndësishëm dhe dëshiron ta ketë në gjendje optimale për ndeshjet e ardhshme.

Pa dy mesfushorët qëndror, trajneri nga Tirana do të duhet të bëjë nje zgjidhje tjeter per mesfushën, ndoshta duke improvizuar me ndonjë nga lojtarët e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat