Onana, më i vlefshëm se Handanoviç?

Futboll

Onana, më i vlefshëm se Handanoviç?

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:07
Onana, më i vlefshëm se Handanoviç?

Xhuzepe Marota, administratori i deleguar i Interit, është ndalur para mikrofonave për të folur jo vetëm mbi zgjedhjet e trajnerit që i besoi Onanës dhe la në stol Lautaron, por edhe për të komentuar përballjen e shumëpërfolur mes kryesisë dhe lojtarëve.

“Onana, më i vlefshëm se Handanoviç? Nuk ka të bëjë aspak. Rrotacioni është funksional, pasi është i bazuar në angazhimet e ngjeshura që ka skuadra gjatë këtij sezoni. Mos të harrojmë se në kampionat na pret menjëherë Udineze, që do të jetë një sfidë e vështirë”, tha drejtuesi që për bisedën me grupin u shpreh:

“Janë takime që ndodhin në të gjitha klubet. Ishte për t’u treguar lojtarëve që ishim pranë tyre”.

Ndërkohë, Marota nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e sfidës ndaj çekëve. “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse fitorja na duhej si për objektivin e kualifikimit, ashtu edhe për besimin që sjell”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat