Ancelotti i kënaqur me fitoren, ka dy fjalë edhe për Valverden dhe Asension

Futboll

Ancelotti i kënaqur me fitoren, ka dy fjalë edhe për Valverden dhe Asension

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 00:14
Ancelotti i kënaqur me fitoren, ka dy fjalë edhe për Valverden dhe Asension

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, në konferencën për media, ka folur pas fitores kundër Leipzig.

Kampionët në fuqi të Evropës vazhdojnë serinë e fitoreve në këtë sezon të garave.

“Nuk ishte një ndeshje spektakolare, por ne e kontrolluam mirë lojën. Leipzig është një ekip shumë i fortë dhe ne ishim përgatitur për një ndeshje të tillë”, tha ai.

“Nuk mund t’u kërkoj lojtarëve të mi futboll fantastik, por u kërkojë të luajnë zgjuar, duke bërë gjera të thjeshta për ta fituar ndeshjen”, theksoi tekniku italian.

Ai ka lavdëruar Valverden dhe Asension realizatorët e dy golave të sontme në fitoren ndaj Leipzig.

“Valverde është shumë i mirë dhe sonte e ka dëshmuar këtë edhe një herë”.

Asensio? Ai gjithmonë është stërvitur mirë. Ka pasur dyshime për largimin e tij të mundshëm, por tani ai është këtu dhe ne jemi të lumtur për këtë”, përfundoi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat