Van Dijk: Ne nuk e dëgjojmë botën e jashtm

Futboll

Van Dijk: Ne nuk e dëgjojmë botën e jashtm

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:21
Van Dijk: Ne nuk e dëgjojmë botën e jashtm

Pas fitores ndaj Ajax-it, mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk i është përgjigjur atyre që kritikuan ‘The Reds’ pas fillimit jo të mirë të këtij sezoni, sidomos pas humbjes turpëruese nga Napoli në Ligën e Kampionëve.

“Duke u kthyer nga mbrëmja e tmerrshme në Napoli, ishte shumë e rëndësishme të reagojmë pozitivisht në duel me Ajaxin. Nuk është e lehtë të ndryshosh trendin, por është një hap në drejtimin e duhur”, tha Van Dijk.

“Ne nuk e dëgjojmë botën e jashtme.

Shumë ish-lojtarë, të cilët e dinë saktësisht se në çfarë formë po kalojmë, thonë shumë gjëra për të na rrëzuar, por ne e dimë që ndeshja e fundit ishte një hap në drejtimin e duhur”, Pohoi mbrojtësi holandez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat