Aventura arabe e sulmuesit kuqezi

Futboll

Aventura arabe e sulmuesit kuqezi

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:11
Aventura arabe e sulmuesit kuqezi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ishte një prej kuqezinjve që ndryshoi skuadër në merkaton e verës, teksa u transferua në formë huazimi për një sezon tek arabët e Al-Khalej.

Edhe pse e nisi kampionatin me turqit e Koniasporit, 32-vjeçari pranoi ofertën që i bëri klubi arab dhe debutoi më 2 shtator. Për herë të fundit sulmuesi ka qenë në fushë më 8 shtator, kur skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Al-Adalah.

E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte se Cikalleshi gjeti golin e parë, por ishte i pafat, pasi sistemi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje, duke prishur festën e shqiptarit. Por, ajo që vlen të theksohet është se në këtë ndeshje u shënua një rekord sa u përket temperaturave.

Sipas asaj që kanë raportuar edhe nga mediat në Arabinë Saudite, u luajt në 46 gradë celsius. Lojtarët e të dyja skuadrave kanë vuajtur shumë gjatë 90 minutave, në një ndeshje që si për ironi ishte në thatësirë sa u përket golave, pasi përfundoi 0-0.

Sot sulmuesi kuqezi, që është ftuar nga Edi Reja për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, do të jetë sërish në fushë në orën 20:00, këtë herë kundër klubit të njohur të elitës arabe, Al-Itihad në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat