Ancelotti: U fola djemve...

Futboll

Ancelotti: U fola djemve...

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:25
Ancelotti: U fola djemve...

Carlo Ancelotti fitoi ndeshjen e tij të 100-të të Liges se Kampionëve si trajner. Kjo ndodhi për faktin se Reali fitoi ndaj Leipzig (2:0) në kuadër të javës së dytë të Champions League. Vetëm ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ka më shumë fitore në Champions League me 102.

Trajneri i Real Madridit foli në konferencën për shtyp pas fitores 2-0 kundër Leipzig: “Nuk ishte një ndeshje spektakolare, por ne e kontrolluam mirë në mbrojtje. Leipzig është një ekip shumë i fortë në kontraste dhe ne ishim përgatitur mirë për këtë.

Në këtë kohë të sezonit, nuk mund t’u kërkoj lojtarëve të mi të shprehin futboll fantastik, por u kërkoj të luajnë zgjuar, duke bërë gjërat më të thjeshta për të fituar. Valverde është shumë i zoti dhe sonte ka treguar, edhe një herë.

I dime të gjitha cilësitë e tij. Asensio? Ai gjithmonë është stërvitur mirë, ka pasur dyshime për largimin e tij të mundshëm, por tani ai është këtu dhe ne jemi të lumtur për këtë fakt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat