Kampioni i Kosovës i pafat, befasoi mbi 18 mijë shikues në Pragë!

Futboll

Kampioni i Kosovës i pafat, befasoi mbi 18 mijë shikues në Pragë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2022 Në ora: 19:06
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, ka merituar të paktën një pikë nga stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë të Republikës së Çekisë.

Slavia ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj therandasve, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit G të Conference League.

Ballkani dy herë avancoi por i pafat që të nxjerrin pikë nga ky udhëtim.

Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja dhanë maksimumin, befasuan me angazhim e lojë të mirë 18.156 shikues, që ishin tubuar në stadiumin “Fortuna Arena”.

Ballkani avancoi me 0:1, 1:2 por ndodhi përmbysja nga ana e vendasve.

Pesë gola në 45 minutat e parë.  
Ballkani ka treguar zemër të madhe ndaj rivalit me përvojë në arenën evropiane. 

Ermal Krasniqi e hapi serinë e golave në minutën e 23-t, por vendasit shpejt barazuan përmes Jurasek pikërisht në minutën e 26-të.

Meriton Korenica realizon për 1:2 por prapë vendasit kundërpërgjigjen dhe brenda pesë minutave. Olayinka në minutën e 34-të shënon për 2:2. 

Futbollisti Masopust në minutën e 41-t realizon, gol që ishte fatal për kampionin tonë dhe në anën tjetër ia siguroi fitoren Slavia-s.

Në minutën e 84-t, Astrit Thaçi, përjashtohet direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Slavia kryeson me 4 pikë, pasojnë Sivaspor 4, Cluj 1 dhe Ballkani 1 pikë.

Slavia - Ballkani 3:2
Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë.
Gjyqtar: W.Delajod (Franca).
Shikues: 18.156.
Shënues: Jurasek (26'), Olayinka (34'), Masopust (41') - Krasniqi (23'), Korenica (29').
Kartona të verdhë: Tiehi, Traore, Schranz - Sinani.
Slavia: Mandous, Doudera, Ousou, Kacharaba, Jurasek (Ewerton 89’), Tiehi, Provod Traore (46’), Masopust (Usor 46’), Lingr (Tecl 66’), Schranz (Dorley 80’) dhe Olayinka.
Ballkani (4-3-3): Frashëri; Ar. Thaçi, Jashanica, Sinani (Potoku 86’), As. Thaçi; Emërllahu, Dellova, Korenica (Lucas Cardoso 77’); Krasniqi (A. Berisha 77’), Rrahmani (Bekteshi 68’), Gripshi.

90' Shtatë minuta lojë shtesë.

83' Ndeshja po shkon drejt fundit.

77’ Ballkani po tregohet luftarak, synon barazimin.

Slavia - Ballkani 3:2
Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë.
Gjyqtar: W.Delajod (Franca).
Shikues: 20.000.
Kartona të verdhë: Tiehi, Traore, Schranz.
Shënues: Jurasek (26'), Olayinka (34'), Masopust (41') - Krasniqi (23'), Korenica (29').
Slavia: Mandous, Doudera, Ousou, Kacharaba, Jurasek, Tiehi, Provod Traore (46’), Masopust (Usor 46’), Lingr (Tecl 66’), Schranz dhe Olayinka.
Ballkani (4-3-3): Frashëri; Ar. Thaçi, Jashanica, Sinani, As. Thaçi; Emërllahu, Dellova, Korenica; Krasniqi, Rrahmani (Bekteshi 68’), Gripshi.

68’ Ballkani synon befasinë në Pragë.

64' Ballkani të barazojë rezultatin.

57’ Ndeshje me rivalitet ndonëse vendasin kanë iniciativën.

Slavia - Ballkani 3:2

Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë.
Gjyqtar: W.Delajod (Franca).
Shikues: 20.000.
Kartona të verdhë: Tiehi, Traore.
Shënues: Jurasek (26'), Olayinka (34'), Masopust (41') - Krasniqi (23'), Korenica (29').
Slavia: Mandous, Doudera, Ousou, Kacharaba, Jurasek, Tiehi, Provod Traore (46’), Masopust (Usor 46’), Lingr, Schranz dhe Olayinka.
Ballkani (4-3-3): Frashëri; Thaqi, Jashanica, Sinani, Thaçi; Emërllahu, Dellova, Korenica; Krasniqi, Rrahmani, Gripshi.

48' Lojë e mirë.

Përfundon pjesa e parë, Slavia - Ballkani 3.2.

41' Slavia në epërsi me 3:2 ndaj Ballkanit. Lukas Masopust ndëshkon kampionin e Kosovës.

40' Ndeshje e luftuar, Slavia - Ballkani 2.2.

34' Barazohet sërish rezultati (2:2), Peter Olayinka realizon.

29' Ballkani sërish në epëesi, 1:2. Meriton Korenica shënon.

 26' Barazohet rezultati (1:1), shënues David Jurasek.

24' Ermal Krasniqi me mjeshtrin e tij, shënon për epërsinë e Ballkanit (0:1) ndaj Slavia-s.

21' Ballkani po tregon lojë të mirë.

15' Ermal Krasniqi provojë nga distanca por pa sukses, rezultati 0:0. 

12' Ballkani ka stabilizuar lojën në një ndeshje në Pragë që përcillet nga 18 mijë shikues.

10' Ballkani po e zhvillon ndshjen e dytë në Grupin G të Conference League.

7' Slavia po luan më mirë.

4' Futbollisti Ivan Schranz godet, por tërthorësja shpëton Ballkanin.

3' Lojë e mirë, nuk ka gola deri me tash.

Fillon ndeshja.

Ballkani është gati për duelin e radhës në Conference League. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sonte Slavia Prague në kryeqytetin çek, ndeshje që fillon në orën 18:45 dhe transmetohet në SuperSport 2.

Skuadra nga Suhareka është pjesë e grupit G aty ku garojnë edhe turqit e Sivasspor dhe rumunët e Cluj. Me këta të fundit, djemtë e Ilir Dajës barazuan 1-1 në “Fadil Vokrri” në takimin debutues në grupet e Conference League.

Ballkani zbret në fushë me rreshtimin e zakonshëm 4-3-3, teksa tekniku Daja ka bërë vetëm një ndryshim krahasuar me barazimin shtëpiak ndaj Cluj.

Ballkani (4-3-3): Frashëri; Thaqi, Jashanica, Sinani, Thaçi; Emërllahu, Dellova, Korenica; Krasniqi, Rrahmani, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat