Dëmtohet një prej titullarëve të Inzaghit

Futboll

Dëmtohet një prej titullarëve të Inzaghit

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 19:46
Dëmtohet një prej titullarëve të Inzaghit

Pas triumfit ndaj Torinos, Inter kërkon vazhdimësinë në kampionat teksa fundjava i rezervon përballjen ndaj Udineses në transfertë. Një sfidë delikate ndaj një kundërshtari që në këtë sezon ka treguar një formë mjaft të mirë ndërsa trajneri Simone Inzaghi vuan edhe një dëmtim të Hakan Calhanoglu.

Mesfushori ka pësuar një tërheqje dhe në vijim do të jetë në mbikqyrjen e stafit mjekësor.

Për momentin, turku është në dyshim të fortë për sfidën ndaj Udinese, edhe pse shanset për të luajtur janë të ulëta.

Ndërkaq, nëse nuk ia del të rikuperohet, pritet që Calhanoglu të humbasë edhe ndeshjet me kombëtaren e Turqisë në Nations League ndaj Luksemburgut dhe Ishujve Faroe, për t’u rikthyer më pas në fushë sërish me Interin në sfidën ndaj Romës më datë 1 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat