Daja analizon humbjen e sotme, ka një mesazh për futbolldashësit

Futboll

Daja analizon humbjen e sotme, ka një mesazh për futbolldashësit

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 21:29
Ilir Daja

Pas humbjes ndaj skuadrës së Slavia Pragues në Ligën e Konferencës, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka analizuar ndeshjen e sotme, kurse për fund kishte një mesazh të fortë për tifozët kosovarë.

Ballkani pësoi humbje sot me rezultat të ngushtë 3:2 si mysafirë në ndeshjen kundër Slavia Pragues, e vlefshme kjo për Grupin G të Ligës së Konferencës.

Kampioni kosovar tregoi paraqitje tejet dinjitoze në fushë, por Ilir Daja mendon se skuadra më e mirë fitoi ndeshjen e sotme.

“Ekipi më i mirë fitoi sonte. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Ligës së Kampionëve. Kanë luajtur mirë me Interin dhe Barcelonën”, tha Daja.

“Shpresoj që të gjithë futbolldashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë. Besoj se nuk kemi rënë nën presion sonte”, shtoi më tej trajneri i Ballkanit.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Konferencës deri tani, Ballkani zë vendin e fundit në Grupin G me vetëm një pikë të arkëtuar, aq sa ka edhe CFR Cluji në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat