Alves zgjedh futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

Futboll

Alves zgjedh futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 13:23
Alves

Asnjëherë nuk e lë dikë pa përmendur dhe këtë herë nuk mund të ishte ndryshe. Dani Alves ka dhënë një intervistë për “ESPN”, për të folur për përvojën e tij në Pumas, skuadër së cilës iu bashkua në verë pasi u largua nga Barcelona.

I pyetur se kush është më i miri, Pele apo Messi, ja si u përgjigj braziliani: “Unë qëndroj me Pelen për një arsye, ai ka ndryshuar futbollin. Messi ndryshoi një brez. Dhe përveç kësaj, unë jam brazilian. Për mua, Pele nuk duhet të hyjë në atë debat. Nëse më pyesni, kush është lojtari më i mirë në histori? do të thosha Messi. Pele nuk bën pjesë aty”.

Ndërsa për yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldon theksoi se është një makineri që vetëm shënon.

“Një bastard që nuk të lë të marrësh frymë për asnjë sekondë. Ai është një makinë golash.”

Për Dani Alves një është trajneri më i mirë që ka njohur bota dhe sipas tij ai është vetëm Pep Guardiola.

“Ai është trajneri më i mirë, pa dyshim. Ai ishte një masterclass çdo ditë. Ai të mëson gjithmonë diçka të re.”-u shpreh ishi i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat