Haaland: U frymëzova nga Ibra, uroj t’i ketë pëlqyer

Futboll

Haaland: U frymëzova nga Ibra, uroj t’i ketë pëlqyer

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 14:38
Haaland: U frymëzova nga Ibra, uroj t’i ketë pëlqyer

Erling Haaland realizoi një gol shumë të bukur përballë Borussia Dortmund në mesjavë.

Bomberi norvegjez ndëshkoi ish-ekipin e tij me një veprim të bukur akrobatik dhe i dhuroi triumfin 2-1 kampionëve të Anglisë në Champions League.

13 gola në total ka shënuar 22-vjeçari viking me skuadrën e Pep Guardiolës. Përshtatja me “Cityzens” ka ndodhur shpejt, kjo edhe falë aftësive dhe nuhatjes unike të Haaland për të dërguar topin në rrjetet kundërshtare.

Goli i fundit ka sjellë elozhe të shumta, teksa frymëzimi ka ardhur nga Zlatan Ibrahimovic, i njohur për ekzekutime të tilla, diçka që goleadori e theksoi në prononcimin për shtypin suedez.

“Goli? Unë e kam mësuar një veprim të tillë nga bashkatdhetari yt i dashur, Zlatan Ibrahimovic”, i drejtohet sulmuesi i Manchester City gazetarit suedez.

“Po tentoja të isha i përqendruar, thjesht po prisja shansin tim. Më në fund erdhi dhe unë qëllova në vendin e duhur. Shpresoj që Zlatan ta ketë pëlqyer dhe të jetë krenar për golin që shënova”, deklaroi Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat