Capello thotë se mungesa e Pogbas kontribuoi në fillimin katastrofik të Juventusit

Futboll

Capello thotë se mungesa e Pogbas kontribuoi në fillimin katastrofik të Juventusit

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 17:29
Capello thotë se mungesa e Pogbas kontribuoi në fillimin katastrofik të Juventusit

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, beson se mungesa e të sapoardhurit, Paul Pogba, ka goditur rëndë rezultatet e “zonjës së vjetër” në fillim të sezonit.

“Pogba ishte një nga gurët e themelit të Allegrit. Mungesa e tij ndikoi ndjeshëm në rezultatet. E njëjta gjë vlen edhe për Di Maria, i cili u dëmtua në debutimin e tij”, citon Football Italia Capello.

Kujtojmë se Juventusi fitoi vetëm dy ndeshje nga gjashtë në fillim të sezonit në Serinë A italiane. Sa i përket Champions League, skuadra e  Massimiliano Allegrit humbi të dyja ndeshjet në fazën e grupeve.

Më herët, Capello i bëri thirrje drejtuesve të Juventusit që t’i japin kohë Allegrit dhe të mos e shkarkojnë nga posti i trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat