Shkëndija: Le t’i japim jehonë garës, në frymën e korrektësisë!

Futboll

Shkëndija: Le t’i japim jehonë garës, në frymën e korrektësisë!

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 23:50
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka dalë me një komunikatë para ndeshjes (nesër, 15.00) me kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi, në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

"Jemi vetëm një ditë dhe më pak se 24 orë nga ndeshja derbi e xhiros së tetë dhe tani më janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për të organizuar një spektakël të vërtetë futbolli.

Përderisa pritet interesimi i jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, rikujtojmë se dyert e Shkëndijës vazhdimisht janë të hapura për të gjithë ata që e kanë në zemër Shkëndijën e ngjyrave kuq e zi.

Teksa në radhë të parë presim përkrahje masive nga futbolldashësit dhe nga të gjithë tifozët e Shkëndijës, bëjmë thirrje që të anojmë në mënyrë korrekte dhe sportive për klubin tonë të zemrës, duke anashkaluar sjelljet e pahijshme dhe jotolerante.

Ndeshja e ditës së shtunë le të jetë shembull që dëshmon se manifestimet sportive mund të japin mesazhe për “fair play” dhe tolerancë.

Le t’i japim jehonë garës, në frymën e korrektësisë!", njofton Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat