Pele, Neymar e lojtarë tjerë brazilianë në mbështetje të Vinicious, pas kritikave për festën e golit

Futboll

Pele, Neymar e lojtarë tjerë brazilianë në mbështetje të Vinicious, pas kritikave për festën e golit

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 08:42
Nyemar

Lojtarët e Kombëtares së Brazilit i kanë dalë në mbështetje bashkëkombësit të tyre, Vinicous Junior, i cili u kritikua për lëvizjet vallëzuese që bëri, pasi i shënoi gol Atletico Madridit.

Agjenti kryesor spanjoll, Pedro Bravo, tha se Vinicius nuk po respektonte kundërshtarët e tij me mënyrën e festimit, duke e krahasuar sjelljen e tij me atë të një majmuni – gjë që ngjalli menjëherë reagime në mediat sociale.

Lojtarët brazilianë, si Neymar, Thiago Silva, Raphinha e Lucas Paqueta, postuan në rrjete sociale fotografi të momentit të festimit të golit, duke shkruar fjali përkrahëse për 22-vjeçarin.

Deklaratave mbështetëse iu bashkua edhe legjenda braziliane, Pele, njofton Klankosova.tv.

Futbolli është kënaqësi. Është një vallëzim. Është një festë e vërtetë. Edhe pse racizmi ekziston ende, ne nuk do ta lejojmë atë të na ndalojnë së buzëqeshuri. Dhe ne do të vazhdojmë ta luftojmë racizmin në këtë mënyrë: duke luftuar për të drejtën tonë të jemi të lumtur”, ka shkruar Pele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat