Deschamps e thotë hapur

Futboll

Deschamps e thotë hapur

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:24
Deschamps e thotë hapur

Dëmtimi i Pogba nuk ka shqetësuar vetëm Juventusin, por dhe Francën, që do të jetë e impenjuar në Botërorin e Katarit. Ndërhyrja në gju e detyron francezin të qëndrojë larg fushave më shumë nga sa ishte parashikuar, por ajo që e shqetëson atë dhe jo vetëm është pjesëmarrja në Kupën e Botës.

Mesfushori 29-vjeçar ka nisur garën me kohën dhe po tenton të rikuperohet në kohë, në mënyrë që trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps ta përfshijë në pjesën tjetër të skuadrës që do të shkojë në Katar.

Trajneri i Kampionëve në fuqi të botës, Didier Deschamps ka folur në lidhje me një grumbullim të mundshëm të yllit të Juventusit nëse do të rikuperohet në kohë.

“Pogba është një lojtar me karakter solid dhe është i fokusuar tek rikuperimi pas operacionit në gju.

Ai nuk do të vijë me vetëm për të plotësuar grupin. Për sa kohë kam qenë trajner, nuk kam thirrur kurrë një lojtar nëse ai nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimet. Nëse ai nuk  luan dhe nuk është në formë, është e kotë, edhe ai vetë nuk do ta dëshironte këtë gjë”, deklaroi strategu i Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat