Derbi special për kapitenin e Atleticos, ndaj Realit shkruan historinë

Futboll

Derbi special për kapitenin e Atleticos, ndaj Realit shkruan historinë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:27
Derbi special për kapitenin e Atleticos

Të dielën rikthehet derbi i zjarrtë i Madridit. 

Atletico pret Realin në “Wanda Metropolitana”, aty ku nuk humbet përballë rivalëve të kryeqytetit prej shkurtit të vitit 2019.

Sfida fillon në orën 21:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 2. Djemtë e Carlo Ancelottit numërojnë vetëm fitore në sezonin e ri, teksa armata e Diego Simeones është me e motivuar se kurrë për t’i shkaktuar humbjen e parë ekipit kundërshtar.

Një sfidë speciale si gjithmonë edhe për Koken, kapitenin e Atleticos, i cili do të zhvillojë ndeshjen numër 553 me ekipin e zemrës, duke barazuar Adelardo Rodriguez sa i përket lojtarëve që kanë luajtur më shumë takime zyrtare me “Colchoneros”.

Ndryshimi i madh është që mesfushori feston 31-vjetorin e lindjes në janarin e ardhshëm dhe ka vite të tjera përpara për të përmirësuar rekordin e tij, ndërkohë që Abelardo ishte 37 vjeç kur u kthye në lojtarin me më shumë ndeshje me Atleticon.

“Luftëtari” dhe lideri i heshtur i skuadrës së Cholo Simeones, debutoi me përballë Barcelonës në “Camp Nou” 13 vite më parë, ndërkohë që kundër Realit do të vendosë rekordin unik, me shpresën dhe besimin për ta festuar me një rezultat pozitiv. E ku më mirë se ndaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat