Josa: Vllaznia e dorëzuar me Egnatian

Futboll

Josa: Vllaznia e dorëzuar me Egnatian

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:48
Josa: Vllaznia e dorëzuar me Egnatian

Vllaznia është gati për duelin ndaj Kastriotit, sfidë në të cilën trajneri Mirel Josa nuk do të ketë Liridon Latifin dhe Darko Bulatovic për shkak dëmtimesh. Në Shkodër duan kthesën pas humbjes me Egnatian dhe trajneri Josa në konferencë deklaroi:

“Nuk është problem se nesër duhet kthesa, më mërzisin shumë oshilacionet që ka skuadra, mënyra sesi shfaqen këto luhatje. Nesër luajmë me Kastriotin. E kanë treguar kush janë, kanë fituar në Kukës dhe kanë barazuar me Tiranën. Duhet karakter. Duhet të rrisim personalitetin tonë si skuadër.

Nuk duhet t’i futem analizës që është bërë në ndeshjen me Egnatian, që më ka mërzitur më shumë se Erzeni. Një skuadër pëson gol, bën edhe gabime. Ne kemi treguar se kur bëjmë gabimin e parë, jemi gati të bëjmë edhe të dytin radhazi.

Nuk ka problem, gabime bëhen. 75 për qind e golave bëhen nga gabime, qoftë individuale ashtu edhe kolektive. Kundërshtarët nuk falin nëse gabon, nesër do jetë ndeshje me nerv. Ajo skuadër që do ketë më shumë nerva, fiton Kastrioti është ekip që e njoh, ka futbollistë që i kam stërvitur, të cilët kanë gjetur veten te Kastrioti. Ka lojtarë shkodranë që kontribuojnë për Krujën.

“Euforia? Nuk është se fitorja në Tiranë na bëri të ulim përqendrimin. Në momentin që tifozët shkodranë vijnë edhe jashtë, duan fitore. Këtë mentalitet dua edhe unë në skuadër.

Tifozët nuk pranojnë as barazimin, vijnë që ne të jemi kampionë. Duhet t’i bëjmë tifozët që të paktën të thonë dhanë 100 për qind, jo si me Egnatian. Që nga minuta e 20 dhe në vijim, ekipi ishte i dorëzuar, ky është problemi im”, tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat