Demiri: E kemi kaluar krizën

Futboll

Demiri: E kemi kaluar krizën

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:56
Demiri: E kemi kaluar krizën

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor.

Super derbi i rrethit të parë të kampionatit zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit.

Futbollisti Besir Demiri thotë se kjo ndeshje është  shumë e rëndësishme për ekipin e Shkupit si kampion ka detyrë në çdo ndeshje të futet për fitore.

“Do të duhet të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive pasiqë tani kemi kaluar krizën pas dy fitoreve ndaj Rabotniçkit dhe dhe Bellasicës.  

Shpresoj që të jetë një ndeshje  fer dhe korrekte si dhe me tifozë. Në fund le të fitoj futbolli” – tha Besir Demiri, futbollist.

Të gjitha ndeshjet e javës së tetë zhvillohen të shtunën me fillim në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat