Një shqiptar ndëshkon Bayernin në derbin bavarez

Futboll

Një shqiptar ndëshkon Bayernin në derbin bavarez

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:01
Berisha

Një shqiptar ndëshkon Bayernin e Mynihut. Sulmuesi Mërgim Berisha ka shënuar golin e avantazhit për Augsburgun, në minutën e 58’ të derbit bavarez, pas një aksioni mjaft të bukur, ku mbeti i lirë pranë pikës së penalltisë dhe mposhti Neuer.

Mërgim Berisha iu bashkua Augsburgut në merkaton e janarit të vitit të kaluar dhe këtë sezon po bën mjaft mirë, teksa edhe fundjavën e kaluar u bë protagonist me një asist në golin e fitores së skuadrës së tij.

Sulmuesi ka luajtur me Gjermaninë U21, ndërsa tani nuk e ka ndarë mendjen ende se për cilën përfaqësuese do të luajë, megjithatë gjasat janë që presë sërish “panzerat”, me shpresën që falë formës së mirë, do të marrë një ftesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat