Batatina ka një paralajmërim pas fitores ndaj Gjilanit

Futboll

Batatina ka një paralajmërim pas fitores ndaj Gjilanit

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:40
Batatina

Llapi mori fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-0, duke u rikthyer më në fund te fitore.

Golin e vetëm por me vlerën e tre pikëve e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 82-të të ndeshjes.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se ekipi i tij ishte i favorizuar pasi ka pasur fatin që të pushojë gjatë mesjavës.

“Kemi pasur fatin që nuk kemi luajtur në mesjavë, ndërsa Gjilani pati derbin ndaj Dritës. Kemi qenë të favorizuar në këtë aspekt, por unë them se çdo ekipi, çdo trajneri i duhet kohë kur bën ndryshime në ekip. Llapi ka stabilitet në çdo aspekt dhe nuk i mungon asnjëherë durimi”, tha fillimisht ai.

Tutje, Batatina theksoi se ishte e rëndësishme t’i fitojnë pikët e plota dhe se ekipi i tij nuk dorësohet asnjëherë.

Ai paralajmëroi se Llapi do të jetë pjesë e katërshes së parë nëse marrin sa më shumë pikë në tri ndeshjet e ardhshme.

Më mirë është për një ekip ta kalojë krizën në fillim sesa në fund të kampionatit. Do të na shërbejë për të mirë ky pushim dhe nëse arrijmë të marrim sa më shumë pikë në tri ndeshjet e ardhshme, atëherë Llapi do të jetë pjesë e katërshes së parë. E rëndësishme është që fituam pikët e plota. Nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe nuk do të dorëzohemi. Në futboll duhet të kesh durim”, ka thënë Batatina..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat