Deçiqi barazon në Tuz, humb kreun e tabelës 

Futboll

Deçiqi barazon në Tuz, humb kreun e tabelës 

Nga: K. G. Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:50
Deçiqi

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, me trajnerin e ri Nebojsha Jandriq, sot ka barazuar në Tuz, me rezultat 1:1 me Jezeron.

Barazim që i kushton me humbjen e kreut të tabelës në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.

Futbollisti Cukoviq në minutën e 31-t ka shënuar për Deçiqin dhe Bosnjak e ka barazuar në atë të 59-tën. 

Tri skuadra janë me pikë të barabarta pas nëntë jave, Sutjeska kryeson me 17 pikë, pasojnë Buduçnosti 17, Deçiqi 17, Jezero 15, OFK Petrovac 15 pikë etj.

Deçiqi me 1 tetor e pret Mornarin e Tivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat