Gati oferta 100 milionë euro për 19-vjeçarin

Futboll

Gati oferta 100 milionë euro për 19-vjeçarin

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 15:24
Gati oferta 100 milionë euro për 19-vjeçarin

Merkato e verës ka qenë e pasur me shumë transferime të bujshme. Një nga skuadrat më protagoniste ka qenë Chelsea, që duket se do t’i vazhdojë investimet e mëdha edhe në sesionet e ardhshme.

Pasi ka shpenzuar shumë të frikshme për të siguruar shërbimet e Koulibaly, Cucurella dhe Fofana, sa për të përmendur disa emra, Blutë duket se kanë vënë në shënjestër edhe yllin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Sipas së përditshmes angleze The Sun, në fakt, duket se klubi i Todd Boehly-t po përgatit një ofertë të frikshme prej 100 milionë eurosh për të bindur klubin gjerman.

Pengesa më e madhe për londinezët mund të jetë konkurrenca e madhe për 19-vjeçarin, duke parë se për të interesohen edhe Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool.

Në dhjetë ndeshjet të luajtura në të gjitha kompeticionet me Borussia Dortmund në këtë sezon, Bellingham ka realizuar 3 gola. Vlera e tij në merkato është 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat