Solskjaer gati të rikthehet në Premier League

Futboll

Solskjaer gati të rikthehet në Premier League

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 15:26
Solskjaer gati të rikthehet në Premier League

Nuk është plotësuar ende një vit nga koha kir Manchester United e shkarkoi dhe Ole Gunnar Solskjaer është gati të rikthehet në Premier League për të drejtuar një tjetër skuadër.

Sipas mediave angleze, është pikërisht Brighton që po negocion me trajnerin norvegjez për t’i besuar drejtimin e ekipit, pas largimit të Graham Potter, i cili tashmë ka marrë drejtimin e Chelsea-t.

Klubi anglez po studion disa mundësi, megjithatë Solskjaer duket alternativa më e përshtatshme, pasi është i ri dhe me dëshirë për të bërë mirë, pas largimit nga Manchester Uniter.

Edhe vetë norvegjezi preferon një rikthim në elitën e futbollit anglez, pasi dëshiron të tregohë se mund të bëjë mirë edhe ai trajner dhe për më tepër do të gjente një skuadër si Brighton, ku është punuar mirë dhe ka lojtarë cilësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat