Marseille nlë krye të Francës

Futboll

Marseille nlë krye të Francës

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:11
Marseille nlë krye të Francës

Pas pesë javësh dominim absolut dhe fitoresh në Ligue 1, Marseille ngec përballë Rennes në javën e tetë, duke zhgënjyer tifozerinë në “Stade Velodrome”.

Vendasit ishin totalisht pa busull në pjesën e parë, ku shpërdoruan raste të shumta. Përtej kësaj marsejezët e pësuan në minutën e 25’ dhe jo nga lojtarët e Rennes, por nga një autogol i Guendouzi.

Skuadra e Tudor vazhdoi sulmin dhe tentativave për të gjetur rrugën drejt rrjetës, megjithatë ishin djemtë e Genesio ata e që e mbyllën në avantazh fraksionin e parë.

Në pjesën e dytë Marseille do të bënte kthesën, me Guendouzi që rikuperoi gabimin e pjesës së parë, duke barazuar në minutën e 52’ pas një asisti nga Veretout.

Ndërkohë të pafalshme mund të konsiderohen rastet e humbura nga Jonathan Clauss, me mbrojtësin që këtë të dielë ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta personale për këtë sezon.

Pas këtij takimi Marseille shkon në kuotën e 20 pikë dhe i merr kreun PSG-së, por me parizienët që kanë një ndeshje më pak dhe që do e zhvillojnë mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në transfertë me Lyon, ndërsa Rennes renditet në vend të tetë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat