Vllaznia dhe Kastrioti përplasin “brirët”

Futboll

Vllaznia dhe Kastrioti përplasin “brirët”

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:12
Vllaznia dhe Kastrioti përplasin “brirët”

Vllaznia dhe Kastrioti është sfida e vetme e ditës së sotme në “Abissnet Superiore”. Ky takim është i vlefshëm për javën e 5-të të kampionati dhe do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:45.

Shkodranët vijnë pas humbjes me Egnatian një javë më parë, ndërsa nga krahu tjetër krutanët vijnë pas barazimit me Tiranën.

Për këtë duel të dy trajnerët kanë skicuar formacionet me të cilat do të zbresin në fushën e lojës për të kërkuar edhe fitoren, ku vetëm 1 pikë i ndaj dy ekipet me njëra-tjetrën në tabelën e klasifikimit.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Heriç, Mala, A. Hoxhaj, H.Marku. Trajner: Mirel Josa

Kastrioti: Sali, Kodra, Stojanoviç, A.Selmani, Rami, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Gabriel, Greca. Trajner: Emiljano Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat