Lajme të këqija për Kosovën! Leart Paçarada i pafat, lëndohet

Futboll

Lajme të këqija për Kosovën! Leart Paçarada i pafat, lëndohet

Nga: K. Goca Më: 18 shtator 2022 Në ora: 18:52
Leart Paçarada i pafat, lëndohet

Mbrojtësi më i mirë në Bundesliga II, Leart Paçarada, është lënduar në ndeshjen e sotme, në përballjen me Regensburgun.

Futbollisti i St. Paulit, Paçarada, është zëvendësuar në minutën e 62-t.

Siç bëhet e ditur nga burimet e afërta me futbollistin, ai ka probleme muskolore.

Paçarada pritet t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në fund të muajit shtator.

St. Pauli sot u kthye duarthatë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Regensburg, në kuadër të javës së nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat