Inzaghi nuk shkarkohet

Futboll

Inzaghi nuk shkarkohet

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 12:24
Inzaghi nuk shkarkohet

Mesazhi i kupolës drejtuese është i qartë (drejtuar ekipit, tifozëve dhe kritikëve): Inzaghi nuk rrezikon vendin e punës.

Pas “rrëzimit” në Udine, pronarët e Interit e përjashtojnë me forcë dhe bindje mundësinë e një ndryshimi në stol. Zhang dhe Marotta vazhdojnë të kenë besim te trajneri, pa i shpërfillur megjithatë përgjegjësitë e tij për momentin e vështirë që po kalon ekipi.

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve, Interi do të ketë një muaj e gjysmë kohë para Botërorit për t’u ringjitur në kampionat dhe në Champions.

Presidenti i zikaltërve është i bindur se trajneri që zgjodhi për të zëvendësuar Conten (ia rinovoi kontratën vetëm para dy muajve), e ka aftësinë për të ringritur ekipin.

Përveç kësaj, Zhang është i sigurt se i ka vënë në dispozicion një skuadër që përputhet me objektivat e vendosura. Është e vërtetë që disa vendime të caktuara nuk janë pëlqyer apo kuptuar, por besimi mbetet i paprekur. Të paktën tani për tani.

Inzaghi do të mbështetet në zgjedhjet e tij, për aq kohë sa ato të jenë logjike. Në dhomat e zhveshjes ka nevojë për qartësi dhe ndjenjë përgjegjësie, në fushë për liderë. Rikthimi i Lukakut mund të jetë vendimtar, por belgut duhet t’i bashkohen ata që kanë munguar deri më tani: Barella, Skriniar dhe Brozoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat