Man United synon më shumë nënshkrime në janar

Futboll

Man United synon më shumë nënshkrime në janar

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 17:07
Erik ten Hag

Manchester United dëshiron blerjen e disa lojtarëve në afatin dimëror.

United gjatë afatit të verës ishin mjaft aktiv, duke bërë kështu disa blerje.

Por, duket se ata nuk do ndalen me aq.

Sipas raportimeve të ‘Daily Star’, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, po planifikon të shtojë më shumë lojtarë në listën e tij për të forcuar më tej skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

‘Djajtë e Kuq’ nënshkruan me gjashtë lojtarë të rinj gjatë verës, ku përfshiheshin lojtarë si Casemiro, Christian Eriksen dhe Antony.

Mbetet të shihet se me sa futbollist të tjerë do nënshkruajnë gjatë afatit të dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat