Kampionati Botëror/ Capello shton optimizmin tek anglezët

Futboll

Kampionati Botëror/ Capello shton optimizmin tek anglezët

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 00:14
Fabio Capello

Fabio Capello ka shtuar optimizmin tek anglezët, për një triumf të mundshëm në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Anglisë është në kërkim të një triumfi në Kupën e Botës, dhe Katari 2022 mund të jetë mundësia, pas një turneu të mirë në Euro 2020.

Sipas Fabio Capello, ka një teori që duhet t’i jap optimizëm skuadrës angleze. Italiani kujton kohën kur ai drejtonte ‘Tre Luanët’ dhe thotë se në periudhën e nëntorit dhe dhjetorit, kombëtarja e tij mund të përballej me çfarëdo kundërshtari. Kjo është edhe periudha kur do të zhvillohet kampionati në Katar.

“Jam shumë i interesuar të shoh se kush do të dal në krye të Kupës së Botës në Katar. Si ish-trajner i Anglisë, kur drejtoja skuadrën në shtator, tetor dhe nëntor, ishim gati për kombëtaret më të mira në botë. Në mars dhe prill, ishte ashtu-ashtu, sepse niveli fizik binte dhe pastaj e kishim të vështirë në qershor”, ka thënë Capello.

“Dua të testoj teorinë time që Anglia është kombëtare e fortë në këtë periudhë të vitit, kështu që anash talentëve dhe top-trajnerit, a mund të fitojnë ata një turne të madh si Kupa e Botës?”, shtoi tutje italiani.

Capello drejtoi Anglinë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, në vitin 2010, kur arrinte vetëm deri te 16 të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat