Tjetër mungesë e madhe te Izraeli kundër kuqezinjëve

Futboll

Tjetër mungesë e madhe te Izraeli kundër kuqezinjëve

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:36
Tjetër mungesë e madhe te Izraeli kundër kuqezinjëve

Dëmtime të rëndësishme nuk ka vetëm Shqipëria para finales me Israelin.

Situata te kampi kundërshtar nuk është po aq e mirë, madje shumë më e keqe.

Te kjo Kombëtare ka plasur skandali pasi Eran Zahavi nuk iu bashkua pjesës tjetër të ekipit. Lojtari kërkoi që të qëndronte vetëm në hotel, ndërsa kjo kërkesë u refuzua nga trajneri që e la jashtë listës.

Nga ana tjetër, një tjetër mungesë me peshë të madhe është ajo e Manor Solomon.

Të gjithë e mbani mend lojtarin që na “errësojë shikimin” në Air Albania, pasi arriti t’i realizonte dy gola Shqipërisë në atë humbje tonën me shifrat 1-2. Lojtari i Fulham është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë kundër Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat