​Giresse zbulon si e bindi Paqaradën të rikthehet në kombëtare

Futboll

​Giresse zbulon si e bindi Paqaradën të rikthehet në kombëtare

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 13:32
Alain Giresse

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse ka folur në një konferencë për media para dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, kundër Irlandës së Veriut në udhëtim dhe Qipros në shtëpi. Trajneri francez tha se këto dy ndeshje do të shërbejnë që ky ekip të dëshmojë se ka kualitet dhe cilësi, por shtoi se lëndimi i Leart Paqaradës dhe Mërgim Vojvodës do të ndikojë shumë para këtyre dy ndeshjeve.

Giresse nuk zbuloi nëse këta emra do të zëvendësohem me të tjerë duke deklaruar se është duke e analizuar situatën dhe emrat që mumd të jenë në vendin e tyre.

Në lidhje me rikthimin në skuadër të Leart Paqaradës, Giresse tha se paraqitjet e tij të mira tek skuadra e tij St Paul e kanë bindur që ta ftojë dhe se nuk ka pasur nevojë që të bëhen diskutime të gjata për ta bindur që të rikthehet.

Ai foli edhe për lojtarët e rinjë të përfshirë në këtë listë për të cilët tha se këto dy ndeshje, por edhe sfidat tjera miqësore që do të jenë test për të dëshmuar nëse në të ardhmen mund ta ndihmojnë Kosovën në kompeticione të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat