Vieri: Zëvendësimet e Inzaghi?

Futboll

Vieri: Zëvendësimet e Inzaghi?

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:44
Vieri: Zëvendësimet e Inzaghi?

Në episodin e fundit të “Bobo TV”, Christian Vieri, ish-sulmuesi i Interit, ka folur për momentin e vështirë të zikaltërve, duke e përqendruar vëmendjen te zëvendësimi i dyfishtë i Inzaghit gjatë pjesës së parë (Bastoni dhe Mkhitaryan) për shkak të ndëshkimit me kartonë të verdhë:

“Unë nuk do të largohesha nga fusha pas gjysmë ore për një karton të verdhë. Do të isha grindur me trajnerin dhe do të kisha ndarë gjithçka me klubin. Duhet të kuptojmë gjithçka ndodh në Pinetina. Interi nuk mund të jetë në një gjendje si kjo”.

Tifozët e Interit në rrjetet sociale duket se janë dakord me ish-sulmuesin e tyre. “Do të kisha bërë të njëjtën gjë si Bobo”, – komentoi Mirco në Facebook. “I dashur Vieri, nuk të dua në Bobo TV, por për një herë ke të drejtë”, – pranon Simo. “Vieri ka të drejtë, Inzaghi ka gabuar gjithçka”, – shtoi Erjoni.

“Mendoj se pikërisht kështu ndodhi me Bastoni. Një shuplakë morale e pabesueshme për lojtarin. Bastoni nuk ka lindur dje, di ta menaxhojë një karton të verdhë. Kur trajneri ta kuptojë dëmin që po bën nuk do të ketë më peshë në dhomat e zhveshjes, do të jetë tepër vonë”, – shton Saul.

Stefano, nga ana tjetër, doli në krah të Inzaghit: “Bastoni i së dielës po dëshmonte se nuk ishte në gjendje të shkonte as në pankinë, përveçse të menaxhonte të verdhin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat