Fernandes: Nuk ka lidhje, ai më ka mbështetur

Futboll

Fernandes: Nuk ka lidhje, ai më ka mbështetur

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 23:36
Fernandes: Nuk ka lidhje, ai më ka mbështetur

Marrëdhënia me Cristiano Ronaldon ishte një nga çështjet bazë, të cilën Bruno Fernandes zgjodhi ta diskutonte, ndërsa foli për “The Athletic”.

Bruno theksoi se ka një miqësi shumë të mirë mes tij dhe Cristianos dhe insistoi se forma e tij nuk u ndikua nga ylli i Portugalisë sezonin e kaluar, për më tepër, ai beson se ai ka qenë më mirë me prezencën e CR7.

“Më pak vendimtar me Ronaldon? Shumica e asistimeve të mia sezonin e kaluar i shkuan atij, kështu që nuk mendoj kështu. Thjesht pata një sezon të keq për sa i përket statistikave. Nuk mendoj se lidhet me Cristiano.”-tha ai.

Më tej, Bruno theksoi: “Kur humba penalltinë kundër Arsenalit në prill, ishte ai (Cristiano Ronaldo) që më dha topin dhe më tha: ‘Shko dhe shëno’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat