Mbrojtësit e PSG-së nuk kanë besim te Donnarumma”

Futboll

Mbrojtësit e PSG-së nuk kanë besim te Donnarumma”

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:08
Mbrojtësit e PSG-së nuk kanë besim te Donnarumma”

Vlerat e Gigio Donnarummës si portier dihen, por “gardiani” italian ka probleme në lojën me këmbë, që në futbollin e sotëm ka marrë një rëndësi shumë të madhe.

Ish-portieri i PSG-së, Jerome Alonso ka kritikuar 23-vjeçarin italian, i cili ka nisur sezonin e dytë me kampionët e Francës.

“Mendoj se diçka është thyer që në ndeshjen e kthimit të sezonit të kaluar ndaj Realit në Champions. Përpara atij takimi, Donnarumma më dukej një djalë që të transmetonte ndjesi soliditeti, por tani diçka ka ndryshuar.

Sot më duket sikur shoh një gjigant me këmbë balte. Është evidente që edhe mbrojtësit nuk luajnë topin më me të njësoj siç bënin gjashtë muaj më parë. Nëse Galtier i beson plotësisht Donnarummës, ai rrezikon të krijojë një problem në dhomat e zhveshjes”, deklaroi 49-vjeçari francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat