​Sokoli: Obligim kombëtar i sportistëve është të prezantojnë vendin qe i takojnë

Futboll

​Sokoli: Obligim kombëtar i sportistëve është të prezantojnë vendin qe i takojnë

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 22:21
Bylbyl Sokoli

Së fundi në Kosovës është ri-hapur debati që ka të bëjë me faktin se si lojtarët e Kosovës po vendosin ta braktisin skuadrën tonë dhe të vendosin ta përfaqësojnë një vend tjetër, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Së fundit, dy futbollistët e Kombëtares U21 të Kosovës vendosën t’i bashkohen Shqipërisë dhe kjo ngjalli debat të madh në Kosovës, duke përfshirë edhe një komunikim në distancë ndërmjet dy trajnerëve Afrim Toverlanit dhe Alban Bushit.

Për këtë çështje, ka reaguar edhe trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli i cili në “Facebook” ka shkruar duke thënë se për futbollistët është kombëtar i sportistëve është të prezantojnë vendin qe i takojnë.

Ai ka shtuar se kjo situatë tregon më së miri çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në aspektin politik.

Ky është shkrimi i plotë i Bylbyl Sokolit (pa ndërhyrje)

1. Ndoshta i vetmi vend në botë ku futbollistet shqiptar, zgjedhin te luajnë per shumë shtete perpos dy shteteve Shqipetare Shqipëri dhe Kosovë, luajnë edhe per shtete tjera si Maqedonia e Veriut ,Zvicra, Suedia, Norvegjia, Gjermania

Kjo tregon (në aspektin politik qeshtjen e pazgjedhun Shqipetare) sa te ndarë jemi!

2. Obligimi Kombëtar i sportistëve eshte te prezentojnë vendin apo kombin qe i takojnë…

Qe do te thot ata vendosin ne saje te regullave se cilin shtet Shqipetarë do ta prezentojnë (Shqiperinë ose Kosoven).

3. Ne shumicën e rasteve menagjerët janë ata qe vendosin se cilin vend do ta prezenton sportisti i tyre qe e perfaqsojnë.

Menagjerët kanë interesin e tyre dhe shpesh vendosin qe sportisti i “tyre” te luaj per shtetin qe eshte me mirë i ranguar ne ranglistat e FIFAs dhe UEFAs.

Shumë shpesh gabojnë dhe sportistit i mohohet e drejta me mbrojtë ngjyrnat e kombit qe i takojnë.

4. Sportisti duhet vet me vendos ne kuader te akteve normative se cilin shtet do ta prezentoj ne ket moment, Shqiperinë ose Kosovën.

Asesi nuk duhet me mendu me prezentu ndonji shtet tjeter, vetem ne raste kur nuk eshte i ftuar nga Shqiperia dhe Kosova.

Keshtu do te jetë deri sa jemi te ndarë, atehere (une besoj se shpejti)kur te kemi nji shtet, nji kombetare, te gjitha kto probleme do te zhduken dhe ne do të jemi prezent ne çdo eveniment evropian dhe botëror në futboll…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat