Tadiq nuk dëshiron, Xhaka po!

Futboll

Tadiq nuk dëshiron, Xhaka po!

Nga: K. Goca Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:22
Tadiq nuk dëshiron, Xhaka po!

Disa kombëtare do të bartin shiritin e kapitenit me një dizajn zemër me ngjyra ylberi. Përveç kësaj, mbishkrimi "Një dashuri".

Kështu është shiriti special i kapitenit, me të cilin yjet e Botërorit të Katarit (20 nëntor deri më 18 dhjetor) duan të japin shembull kundër diskriminimit dhe diversitetit.

Granit Xhaka do ta bartë. Do të rreshtohen edhe kapiteni i Anglisë, Holandës, Gjermanisë, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës...

“Bartja e këtij shiritit dërgon një mesazh të qartë për botën”, tha Harry Kane i Anglisë.

Futbollisti nga Kosova, Xhaka, anëtar i kombëtares së Zvicrës,  thotë: ““Si ekip, ne mbrojmë tolerancën, respektin dhe solidaritetin.

Është një shenjë e fortë se shumë ekipe kombëtare po marrin pjesë në këtë fushatë. Ne duam t'ua kujtojmë të gjithëve se të gjithë jemi të barabartë dhe duam të trajtohemi në mënyrë të barabartë”.

Tadiq nuk dëshiron!

Por jo të gjithë duan ta vendosin këtë shenjë. Kroacia, Polonia, Portugalia, Serbia dhe Spanja ende nuk e kanë shpallur synimin e tyre për të marrë pjesë në fushatë.

Serbët me kapiten Dushan Tadiq madje refuzojnë të mbajnë shiritin One Love. Kështu shkruan ndër të tjera gazeta serbe “Blic”. Tadiq gjithashtu nuk dëshiron një shirit me ngjyrat e Ukrainës, si atë që do të mbajë Robert Lewandowski i Polonisë në Katar, shkruan mediumi zviceran "Blick".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat