Legjenda zikaltër i heq gjasat Interit për titullin

Futboll

Legjenda zikaltër i heq gjasat Interit për titullin

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 15:46
Legjenda zikaltër i heq gjasat Interit për titullin

Koha e bilanceve fillestare pas shtatë javëve të para të kampionatit që kanë çuar Napolin dhe Atalantën në krye të renditjes të Serisë A.

Duke folur për luftën interesante të titullit në këtë sezon, është ishmbrojtësi Bepe Bergomi, në mikrofonat e “Corriere della Sera”.

Ish-kapiteni i Interit dhe legjendë e klubit zikaltër, u shpreh për të përditshmen e njohur duke deklaruar se:

“Për titullin është ende shumë rrugë e gjatë, por objektivisht besoj se si Milani ashtu edhe Napoli kanë diçka më shumë se të tjerët dhe për këtë arsye i shoh si favoritë. Në çdo rast, jemi ende në shtator dhe nuk po i heq shpresat çdo skuadre, madje as Juventusit që edhe për shkak të dëmtimeve nuk po respekton pritshmëritë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat