Portali britanik e parashikon rezultatin e ndeshjes Irlanda e Veriut – Kosova

Futboll

Portali britanik e parashikon rezultatin e ndeshjes Irlanda e Veriut – Kosova

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 15:52
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë këtë fundjavë ndeshjen e parë të shtatorit në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Duelin e parë në mes të tyre e kishte fituar Kosova në muajin qershor me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa, të shtunën sfida e dytë do të luhet në Belfast, duke filluar nga ora 18:00.

Dhe, mediat britanike kanë nisur ta analizojnë këtë përballje, e parafundit në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Sipas portalit “Sportsmole”, kjo ndeshje do të mbyllet baras, 1:1.

“Duke e pasur parasysh se është vonë për fitore, është e vështirë që Irlanda e Verut ta rikthejë ndonjë nivel të vetëbesimit. Sidoqoftë, nën presion për t’iu shmangur humbjes, ndiejmë se djelmoshat e Baraclough do të bëjë mjaftueshëm për t’i ndarë pikët me kundërshtarët, të cilët po ashtu e presin një pikë në Windsor Park”, shkruan ky portal.

Kosova aktualisht është e dyta në grup me 6 pikë në grup, prej tyre 2 fitore e 2 humbje, kurse Irlanda e Veriut është e treta me 2 pikë, prej tyre 2 barazime e 2 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat